Tronditen fansat, përfundon në karrocë invalidësh
E kemi njohur si një ndër modelet më të mira në botë dhe përveçse në fushën e modës e kemi parë edhe në filma të suksesshëm.Por pas lajmit që zbuluam se ajo ndodhej në paterica, dhe incidenti i saj ishte misterioz, tani situata është akoma më tronditëse.Naomi Campbell ka përfunduar në një karrocë invalidi, dhe fotot e saj janë bërë në dalje nga një restorant në New York, ku modelja ka qënë e shoqëruar nga badigardët e saj dhe shoferi.Mësohet se Naomi ka kryer një operacion në spital në New York, në këmbën e majtë, dhe derisa të mundet të ecë sërish, ikona e këmbëve të bukura në botën e modës, duhet të qëndrojë në karrocë invalidësh.Ajo ka postuar në rrjetin social twitter një mesazh që ka prekur edhe fansat "Gjithçka do të ndryshoj kur dëshira për të lëvizur të tejkalojë dëshirën për të qëndruar në vend numëro"