Rihanna shpëtimtarja e " X-Factor"? Simon Cowell kërkon ta bëjë pjesë të jurisë

Producenti i mirënjohur televiziv i " X-Factor" amerikan, Simon Cowell, gjatë festave të Krishtlindjeve ka ndërmend të takohet me Rihannën për ta bindur që t'i bashkohet ekipit të këtij emisioni.Cowell është i vendosur për të sjellë këngëtaren nga Barbadosi në këtë emision, pasi gjithnjë e më tepër po i bie popullariteti show-t dhe synon t'i ofrojë asaj një vend në jurinë e këtij emisioni, raporton e përditshmja britanike "Daily Mail"."Ajo do ta shpëtojë"X-Factorin", sepse aktualisht ajo është një nga këngëtaret më të njohura në botë. Është shumë lozonjare dhe me pasion, dhe do të ishte e shkëlqyer në televizion. Përveç kësaj, është shumë tërheqëse dhe ka cilësi të pamohueshme muzikore.Jam i sigurt se bukuria dhe tipi i saj do ta shpëtojnë show-n", tha 53-vjeçari Cowell.Ndërkohë, siç raporton "Guardian", Cowell do të takohet me producentët e "X-Factor" britanik në janar për një "krizën e njëjtë" që synon rimodelimin e shfaqjes.Finalja e fundjavës së kaluar të këtij talent show në Mbretërinë e Bashkuar tërhoqi 11 milionë shikues, duke e bërë atë finalen më të shikuar që nga viti 2006.