"Ribashkohen" në skenë

Ka kaluar  një vit që  kur, Jennifer Lopez dhe Marc Anthony kanë finalizuar divorcin por, të dy i ka bashkuar të premten një koncert gjatë të cilit kanë performuar së bashku në skenëIsh çifti kanë performuar duetin e tyre të famshëm,"No me ames" ,të premten në Puerto Rico gjatë turneut të Jennifer-it, "Dance Again".Të dy dukeshin shumë të afërt me njëri tjetrin dhe në fytyrat e tyre nuk vërehej asnjë shenjë mllefi e zemërimi.Megjithatë, në një intervistë të fundit të këngëtares latino-amerikane, kemi pasur rastin të dëgjojme atë duke rrëfyer se sa keq ishte ndjerë pas divorcit dhe se sa kohë i është dashur ta marrë veten pas këtij dështimi në dashuri."Unë po kaloja një divorc dhe një ndarje familjare që ishte shkatërruese. Por në fund të fundit, e dija se më duhej të ecja përpara", ka thënë këngëtarja.Diva  e hitit, "Dance Again", tani është në lidhje me valltarin, Casper Smart dhe  nga martesa me këngëtarin, Marc Anthony, ajo ka dy fëmijë.