Qeveria mbrojtje për informatorët e korrupsionit, nis hartimi i projektligjit

Tiranë- Të gjithë ata punonjës të administratës të cilët do të thyejne heshtjen duke denoncuar aferat korruptive në institucionet ku punojnë do të merren në mbrojtje.Mbretëria e Holandës nëpërmjet ambasadës në Tiranë ka ndërrmarrë nismën mbështetëse dhe financiare për hartimin e një projekt-ligji që siguron mbrojtjen e informatorëve në një përpjekje për të zgjeruar luftën kundër krimit dhe korrupsionit.Kjo iniciativë ka si synim të fuqizojë luftën kundër korrupsionit duke përmirësuar mekanizmat ligjorë, masat politikë-bërëse, duke adresuar fuqizimin e ligjit dhe duke promovuar informimin e rasteve korruptive si një instrument në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit në Shqipëri.Ambasadori hollandez De la Beij vuri theksin tek dimesioni inovator i informimit si një masë parandaluese në luftën kundër korrupsionit.Ai shprehu gjithashtu besimin e tij të plotë në nivelin e lartë të ekspertizës ligjore dhe mbështetjes që do të japë Instituti i Ligjit të Kriminalistikës dhe Kriminologjisë “Willem Pompe” pranë Universitetit të Utrecht-it në Hollandë përgjatë hartimit të këtij legjislacioni.“Jam i kenaqur qe arritem te mobilizonim fondet e duhura per te mbeshtetur kete nisme te rendesishme qe eshte nje element i rendesishem ne luften kunder korrupsionit ne Shqiperi.Dicka tjeter e mire eshte fakti qe ne arritem te mobilizonim ekspertet me te mire nga Hollanda. Keta eksperte kane qene te perfshire ne hartimin e ligjit perkates per informatoret ne Hollande. Edhe per ne eshte nje menyre e re per te luftuar korrupsionin qe ndodh kudo. Ne Hollande ky ligj eshte i mire, jo vetem sepse nxjerr ne drite korrupsionin por edhe sepse mundeson mbrojtjen e atyre qe kane kurajon te denoncojne korrupsionin. Mendoj qe ne Shqiperi eshte shume e rendesishme qe koordinatori kombetar kunder korrupsionit te punoje sebashku me ministrine e drejtesise ne draftimin e ketij ligji, cka eshte dhe nje nga prioritetet e axhendes se BE-se qe eshte theksuar gjithmone” tha ai.Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen dhe ndihmën e Qeverisë hollandeze, Ministri Çuçi shprehu përkushtimin e plotë të qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit.Ai e konsideroi këtë kuadër ligjor si një kontribut të drejtpërdrejtë në ndërtimin e institucioneve, qeverisjen e mirë dhe një administratë publike shqiptare të çliruar nga korrupsioni, duke fuqizuar kështu shtetin e së drejtës dhe duke përgatitur vendin për anëtarësimin në Bashkimin Europian.Hartimi i këtij ligji do të kryhet nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës dhe konsultimesh me aktorët vendas, përfaqësues të politikës, shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit.