Përmbytjet në Serbi, imami i Kosovës: Ndëshkim i Allahut, më keq u bëftë

Kosovë- Ndërsa shteti i Kosovës iu përgjigj thirrjes për ndihmë të Serbisë pas përmbytjeve, komiteti mysliman i Kosovës ka vendosur të shpjegojë arsyet e katastrofës natyrore.Imami i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Fatmir Latifi, që në fushatën e zgjedhjeve lokale po lobonte për vota për Avni Kastratin e PDK’së thotë se ky është ndëshkim i Allahut për serbët për krimet që ata kanë bërë“Shiko se çka ka ba në Serbi dhe Bosnje. Këto janë argumente të qarta se Allahu vonon, por nuk harron”, thotë imami i BIK’ut, dhe paralajmëron se “kurrgjë nuk është kjo se çka ka me i ndodh serbo-sllavisë”.Ai ka folur edhe për gërmimet që po bëhen në varrezën e Rashkës, duke thënë se janë gjetur eshtra fëmijësh, gjetje për të cilat i fajëson mediat që i kanë mbajtur të fshehura. Kjo sipas tij, për të mos e prishur “jaraninë” me serbët.Në fund imami nga xhamia e tij ka lëshuar edhe një lutje për Serbinë.“...ja Rabi edhe ma zi jav baftë... edhe mos pritoni me than amin”, lutet imami.Marrë nga Gazeta Express