Fier, 1500 familje në garë për 35 banesa sociale
Tirane- Vetem 35 banesa sociale janë në dispozicion të qytetarëve në Fier,ndërkohë që numri i kërkesave pranë zyrës së strehimit është rreth 1500.Luan Cala, nën cilësinë e drejtuesit të Drejtorisë së Legjislacionit tha se komisioni i strehimit i miratuar nga Këshilli Bashkiak do të jetë filtruesi i familjeve aplikante në bazë të kritereve të vendosura, për të përcaktuar familjet që do përfitojnë nga projekti."Me anë të këtij komisioni dhe me zyrën përkatëse të strehimit në Bashki, do të bëjmë filtrimin e të gjtha familjeve , të cilat do të jenë gati për tu paraqitur në Këshillin e Bashkisë , për të marrë miratimin përfundimtar të tyre. Numri i familjeve të regjistruara si të pastreha në qytetin e Fierit është i konsiderueshëm, është mbi 1500 familje . Qytetarët janë të njohur me kriteret e tyre, në këtë moment ne presim kriteret që do të vendosë Enti Kombëtar i banesave , për ti bërë dhe këto publike , në mënyrë që të gjitha familjet të jenë të qarta për dokumentacioni që kanë paraqitur apo kuslifikim dhe skualifikim e mundshëm nga ky proçes"-u shreh CalaPër të, problemi i strehimit është mjaft shqetësues për Fierin, ndaj gjithmonë përpiqen të përfitojnë nga projektet e Entit Kombëtar të Banesave për të lehtësuar këtë problem social.Pavaresisht projekteve te Entit Kombëtar të Banesave dhe strehimet e mëparshme që ka ndërmarr Bashkia e qytetit të Fierit, ende nuk e kanë zgjidhur problemin e strehimit duke lënë në pritje të zbatimit të projekteve 1500 familje.