Vrasja e dyfishtë në Kurbin, Tragjedia mund të ishte shmangur
Kurbin- Po të mos ishin armët në banesën e familjes Keqi në Fushë Kuqe të Kurbinit nëna Mimoza dhe vajza e saj Desara vetëm 15 vjeçe sot do të ishin gjallë dhe tragjedia e krimit të dyfishtë që tronditi mbarë opinionin nuk do të kishte ndodhur.Deklarata është bërë nga shefi i rendit në Drejtorinë e Policisë në Lezhë Blerin Berbati, gjatë një takimi të organizuar me disa gjimnazistë të shkollës së Balldrenit në Lezhë për rrezikun që ka posedimi i armëve."Kemi rastin e vrasjes së 15-vjeçares Desara Keqi në Fushë Kuqe të Kurbinit dhe në qoftë se dikush nga familja babai, nëna dhe vëllai vet do të kishin raportuar në polici se kishin armë në banesë e gjithë kjo tragjedi do të ishte shmangur dhe sot do të kishim dy jetë më shumë.Këtë askush së ka raportuar dhe të gjithë bëjmë indiferentin deri në momentin kur humbet jeta e njeriut, dhe kur humbet themi shpesh herë që e ka fajn policia. Ju bëj thirrje që të bashkëpunoni me policinë për ta denoncuar çdo problem, pasi duke e denoncuar tek punonjësi i policisë të jeni të sigurtë se keni shpëtuar jetën tuaj".tha Blerim Berbati Shef i rendit në DPQL.Policia e Lezhës fushatë sensibilizuese:Jo armë në shtëpiDuke e parë rritjen e përdorimit të armëve tek të rinjtë, e kjo për pasojë duke rritur edhe kriminalitetin Drejtoria e Policisë në Lezhë ka ndërmarrë takime në shkolla. Këto takime sensibilizues kanë për qëllim ndërgjegjësimin e të rinjëve që të mos përdorin armët, dhe të denencojnë çdo rast konflikti.Ne Familijen Keqi armët mbaheshin prej 2001 Familja Keqi në Fushë Kuqe të Kurbinit i posedonte armët që në vitin 2001, ndërsa policia nuk ishte në dijeni të këtij fakti. Krahas armës, automatik me të cilen Mimoza Keqi kreu krimin makabër në banesë policia gjeti dhe dy armë të tjera një pushkë, dhe një çifte por kjo e fundit ishte me leje.Procedim penal kryefamiljarit Në lidhje me posedimin e armëve në banesën e familjes Keqi në Fushë Kuqe të Kurbinit policia ka marrë në pyetje kryefamiljarin Mark Keqi. Ai mësohet të ketë thënë se i posedonte armët që në vitin 2011 në kohen kur ishte dhe efektiv policie në Kurbin.Për këtë policia e këtij rrethi pritet që të nisë hetimet, ndërsa mësohet se kryefamiljari Keqi do të precedohet penalisht për armbajtje pa leje, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia për arrestimin e tij.Po mos të kishte armë në banesë krimi, mund të ishte shmangur lehtësisht.Policia e pafuqishmePesedimi i armëve nga përsona të ndryshëm me apo pa leje ka sjellë shpesh herë tragjedi për shumë familje në qarkun e Lezhës. Perballë këtij fakti policia duket e pafuqishme, per t’i mbledhur kjo për neglizhencë pasi mungojnë kontrollet.Ndonëse se policia shpesh herë në komunikatat për shtyp bën të ditur se arreston përsona të cilet kapen me armë, numri i atyre që i përdorin ata është sërish i lartë.sg/oranews online/