Armiri i "Alarm"-Bashës: Shih Tiranën se është bërë si djath kaçkavall vrima-vrima

Tirane- Këto ditë kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka një axhendë të ngjeshur si kryetar i PD-së në krye të aleancës kundër trafikut të drogës.Kjo axhendë e politike e ka bërë  të jetë gjithkund por njëkohësisht dhe kurrkund. Të lërë mënjanë edhe punën si kryetar i Bashkisë. Rrugët në periferi por edhe në qendër të Tiranës, në bulevardin kryesor janë me gropa. Ka rrugë dhe ku derdhen ujrat e zeza.Mjaft banorë të kryeqytetit kanë denoncuar në emisionin investigativ “Alarm” gjëndjen e mjerueshme të rrugëve të Tiranës, në qendër, në bulevard, rruga e “Elbasanit”,  “Hoxha Tahsim”, rruga “Xhanfize Keko”, “Ali Demi”. Emisioni Alarm ka transmetuar dhe ritransmetuar këto kronika për të sensibilizuar dhe për të marrë një reagim.Apeli i Armir Shkurtit, moderatori i "Alarm""Sot do ta ritransmetojmë pamjet që janë marrë të premten të shtunë, që t'i shihni jo ju por kryetari i bashkisë i cili  po luan filmin Maria Oktober. Kush është fajtori në PD. Nuk e kanë gjetur akoma dhe siç duket sa ta gjejnë nuk dalin nga zyra. Ne i lutemi shih Tiranën vlla se është bërë si djath kaçkavall vrima vrima”Asnjë reagimPër t'i ardhur në ndihmë qytetarëve të cilët ankohen për problemet  e tyre, gazetari i emisionit "Alarm"  shkoi në bashki, për ta takuar por Basha nuk ka qenë në zyrën e tij. Madje Bashën nuk kanë mundur ta takonin as në çadrën e grevistëve të urisë ku shpesh shkonte për t’i parë ditët e fundit.As në zyrën tjetër ku Lulzim Basha si kreu i Partisë Demokratike duhet të ishte, ajo në selinë blu nuk kanë mundur ta kontaktonin. Pas komunikimit me zëdhnësen e tij, gazetarit i është thënë se duhet të vijë një ditë tjetër për shkak të axhendës së ngjeshur që kreu i PD ka.Emisioni “Alarm”, në “Ora News” po pret një reagim dhe përgjigje nga Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, i cili duhet të jap shpjegime për ata që e kanë votuar.Ndërsa premtimet si kryetar bashkie për “tramin”, për “stacion multi modal” dhe Tiranë Europiane, mesa duket kanë ngelur në letër.(Video: Emisioni i plotë Alarm)