Durrës, vritet përdhunuesi Arben Tollia Pretendoi se shkoi me 380 femra

Durrës- Ekzekutohet me kallashnikov në hyrje të banesës Arben Tollia (ne foto trupi i pajetë). I njohuri me pseudonimin “Kazanova” pasi pat deklaruar se kishte shkuar me 380 femra u ekzekutua mbrëmjen e sotme, (26 maj 2014) vetëm 15 ditë pasi ishte liruar nga burgu.Vrasja ndodhi rreth orës 22:30 minuta  në hyrje të banesës së tij, pranë shkollës 9-vjeçare të fshatit Xhafzotaj në Durrës.Mësohet se 55 vjeçari, i divorcuar, është qëlluar 10 herë me automatik, pasi në vendngjarje janë gjetur 10 gëzhoja. Forcat e policisë së Durrësit që kanë nisur punën për  identifikimin e autorëve të mundshëm.2 javë më parë u lirua nga qelia55-vjeçari ishte dënuar me 12 vite burg për akuzën e përdhunimit me  vendimin nr.45, datë 25.10.2007, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë.  Në fillim të marsit 2014, gjyqtari Bujar Krasniqi pranoi kërkesën për uljen e dënimit me 90 ditë burg për sjellje të mirë dhe 55 vjeçari mesaduket kishte vetëm 2 javë që kishte dalë nga qelia.Doli me leje nga burgu, u akuzua se përdhunoi një femërNë janar të 2014, 55 vjeçari u bë protagonist pasi u akuzua se kishte përdhuar një vajzë të cilën e kishte njohur në facebook, gjatë kohës që Tollia ishte në qeli dhe shkruante me emër të rremë.Takimi ishte kryer në nëntor 2013  në një restorant të Durrësit, gjatë kohës që Tollia kishte dalë me leje nga burgu. Gruaja e denoncon se  Tollia kishte kryer marrëdhënie seksuale me anë të forcës  dhe presionit. Jo vetëm kaq, e kishte  fotografuar duke e kërcënuar se nëse do bënte padi në polici do i publikonte fotot. Pak ditë pas denoncimit gruaja tërheq kallzimin dhe pushohet çështja.Rrëfimi i Tollias: Kam shkuar me 380 femraNë një rrëfim për një media shqiptare Tollia pat rrëfyer se kishte shkuar me 380 femra, mes tyre dhe gruan e një deputeti dhe se për gjithë këto mund të kishte prekur "njeri në tela"sg/oranews online/