S'ka paqe për Ukrainën, përleshje në aeroportin e Donjestskut, 30 të vrarë

Kiev- Së paku 30 militantë pro-rusë raportohet se janë vrarë pas shkëmbimeve të dhunshme me armë zjarri në aerportin "Sergei Prokofiev" të Donjetskut.Shkëmbimet e zjarrit nisën të hënën, e 26 majit, pas shpalljes së fitores nga presidenti i ri Petro Poroshenko, ku trupat ukrainase ndërmorrën një seri sulmesh ajrore për të rimarrë kontrollin në aeroportin e Donjetskut, i cili ishte prej disa javësh nën kontrollin e rebelëve pro-rusë.Kanë qënë separatistët e armatosur që kanë nisur zjarrin ndërsa ushtria e Kievit iu përgjigj me sulme ajrore. Një përfaqësues i të ashtuquajturës Republika Popullore e Donjetskut, tha për BBC se së paku 30 persona kanë humbur jetën. Avionë ushtarakë kanë qarkulluar përreth aeroportit, ndërsa helikopterët luftarakë kanë qëlluar raketa ndaj ndërtesës.Një ditë më parë, në fjalimin e tij të parë si presidenti i vendit, Poroshenko u zotua se do të vazhdojë operacionet anti-terror në lindje të Ukrainës duke theksuar se kjo situatë do të zgjasë tashmë vetëm pak orë dhe jo më muaj.Nga ana tjetër, edhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka thënë se Moska është gjithashtu e gatshme për bisedime, por sulmet ndaj pro-rusëve në Ukrainë duhet të marrin fund. Pro-rusët penguan me dhunë votimin në Donetsk një ditë më parë, duke bërë që asnjë qendër votimit të mos hapej në qytet dhe në mbarë rajonin.