Lezhë, ndalon të blejë fruta në rrugë,kosovarit i vjedhin 35 mijë franga zvicerane

Një shtetar kosovar ka rënë pre e vjedhjes, në superstradën Lezhë-Laç në afersi të kryqezimit të rrugës së Kombit në Milot. Burime nga policia e Kurbinit kanë bërë të ditur se ngjarja është shënuar rreth orës 14:00 të ditës së djeshme, teksa kosovari ka ndaluar për të blerë fruta tek një dyqan ambulant anës rrugës, por ai e ka lënë makinën e tijë hapur.Pasi ka blerë frutat ai është kthyer në makinë, por ai ka vënë re se i mungonin portofoli i gruas dhe një iphone-5. Pasi ka vënë re mungesen e sendëve ai ka debatuar ashpër me shitësen e cila është dyshuar nga kosovari për vjedhjen, ndërsa ai ka njoftuar edhe policinë.Policia e Kurbinit ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, duke arrestuar shitësen e dyqanit 49-vjeçaren Bukurie Zeneli nga fshati Shullaz i Kurbinit.Policia bëri të ditur se arrestimi i saj është bërë në bazë të deklarimëve të kosovarit i cili e akuzon atë për vjedhjen.Ai ka deklaruar në polici se i është marrë brenda në veturë një shumë prej 35 mijë franga zviceriane të cilët ai i kishte në çantë, si dhe një telefon Iphone-5 shtetases N.Z e cila ishte bashkëshortja e kosovarit nga qyteti i Prizrenit.Policia bëri të ditur se 49-vjeçarja Zeneli pas marrjes në pyetje nuk e ka pranuar akuzen, ndërkohë që policia po vijon hetimet në lidhje me rastin, pasi dyshohet që mund të ketë qenë dhe ndonjë përson tjetër që mund ta ketë kryer vjedhjen.Shtetasi Kosovar ishte biznesmen në qytetin e Prizrenit, ndërsa kishte ardhur për të kaluar fundjaven në vendin tonë bashkë me bashkëshorten e tijë.Policia bëri të ditur se materialet në ngarkim të 49-vjeçares të arrestuar do ti referohen prokurorisë së Kurbinit për vepren penale të vjedhjes.