Presidenti francez: BE duhet të reformojë dhe reduktojë pushtetin

Bruksel- Presidenti francez, Francois Hollande ka deklaruar se BE duhet të reformojë dhe reduktojë pushtetin e tij, pas rritjes së mbështetjes për euroskeptikët dhe partitë e ekstremit të djathtë.Zoti Hollande, partia e të cilit u mund nga e djathta ekstreme në zgjedhjet e javës së kaluar për Parlamentin Evropian, tha se BE është bërë shumë kompleks dhe i largët. Si përgjigje, ai do t'u propozojë liderëve të BE-së në Bruksel se duhet të fokusohen në nxitjen e ekonomisë.Tre blloqet e mëdha pro-evropiane janë ende drejt formimit të shumicës. Por ata kanë humbur vende në Parlamentin Evropian nga partitë që Në Francë, e djathta ekstreme Fronti Kombëtar arriti një fitore bindëse me rezultatet paraprake që flisnin për 25% të votave, duke nxjerrë socialistët e zotit Hollande në vendin e tretë.Në një fjalim televiziv, zoti Hollande, mbështetës i devotshëm i BE-së, se Unioni është kthyer në një institucion "të largët dhe të pakuptueshëm" dhe kjo sipas tij duhet të ndryshojë."Europa duhet të jetë e thjeshtë, e qartë, efikase aty ku duhet dhe të tërhiqet nga diçka nëse nuk është e nevojshme", deklaroi Hollande. Ai tha gjithashtu se Unioni e ka kaluar krizën në eurozonë, "por me çfarë çmimi? Me disa masa që kanë çuar në dekurajimin e qytetarëve". Në të njëjtën mënyrë duket se i kanë lexuar rezultatet e zgjedhjeve për Parlamentin Europian edhe kancelarja gjermane Angela, e cila tha se partitë që dolën humbëse duhet tani të fokusohen tek rritja ekonomike dhe krijimi i vendeve të punës, për të rifituar sërish besimin ndërsa kryeministri britanik David Cameron, partia konservatore e të cilit humbi 7 vende në parlamentin e ri europian, tha se njerzit dukshëm kanë qënë të zhgënjyer me Europën. Zgjedhjet europiane, që u cilësuan një tërmet i vërtet për Euroskeptikët, kanë shkaktuar gjërësisht një debat demokratik. Presidenti në ikje i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso, insistoi se vendet pro BE-së mbeten solide dhe gjithsesi kanë mazhorancën.