Në Shkodër rikthehet Festivali i Muzikës Moderne

Shkoder- Pas suksesit të dy edicioneve të para, Festivali i Muzikës Moderne është kthyer në traditë me vlera të larta artistiko-muzikore e interpretuese në qytetin e ShkodrësEdicionit të Tretë i këtij festivali do të zhvillohet më 13-14 dhe 15 qershor.Festivali do të zhvillohet në Teatrin “Migjeni” (nata e parë),  në ambjentin e Pedonales “G'juhadol” (nata e dytë) dhe në Sheshin para Bashkisë Shkodër  (nata finale).Si risi për Edicionin e Tretë sherben, zgjerimi i mëtejshëm i rrethit të ambjenteve artdashëse, në zona të ndryshme të qytetit, ku do të zhvillohen netët e Jam-sesion.Sipas traditës, gjatë këtyre tre netëve do të paraqiten para publikut shkodran muzikantë të zgjedhur të qytetit tonë,  këngëtarë e instrumentistë të grupeve rinore kombëtare, Formacioni Modern i Shoqatës Kulturore Artistike “Prenkë Jakova”, Big – Band Frymore e Festivalit, Orkestra e Dhomës së  Qytetit, në bashkëpunim me Orkestrën Italiane “Colli Morenici” e cila do të përformojë në natën finale.Gjithashtu në këtë edicion, Festivali do të ofrojë përformancën e grupeve muzikore të ftuara me instrumentistë e këngëtarë solistë  nga Tirana, Kosova, Mali i Zi, si dhe nga qytete të tjera që kultivojnë me sukses këto gjini të muzikës moderne.Si çdo vit, do të jenë të ftuar grupe dhe artistë nga disa vende të Europës,  nga Italia Trio  “Intransito”, Matteo Del Miglio (Trombon), Emiliano Patrerlini (Pianoforte), nga Brazili  Eclesio Ramos, nga Kosova kengetarja  Eldita Tarani, nga Bullgaria 'Bora D and friends'  si dhe balerinët profesionistë të vallëzimit latin. Forma e bashkëpunimit  mes artistëve, përpunimet dhe orkestracionet për formacionet e ndryshme, do të orientohen e realizohen nga  specialistët e Komisionit Organizativ të Festivalit, mbi kritere profesionale bashkëkohore.Llojet e muzikës qe festivali ofron janë të larmishme, e veçanërisht në këtë edicion do të pasurohen edhe me këngën e muzikën tonë tradicionale të luajtur e interpretuar nga muzikantët e huaj, fuqizuar me tigëllimin e Big – Band  Frymore të Festivalit, apo  falë bashkëpunimit të Orkestrës së Dhomës së Qytetit, me Orkestrën “Colli Morenici” në versionin simfo – jazz.Artëdashësit, opinioni qytetar mediatik dhe të gjithë specialistët e fushës së muzikës i kanë  konsideruar dy edicionet e para të “Festivalit të Muzikës Moderne në Shkodër” si një arritje shumë të suksesshme e cilësore si në drejtimin organizativ ashtu edhe artistik.Duke analizuar me shumë seriozitet sugjerimet e specialistëve të fushës së muzikës, Komisioni i përzgjedhur Organizativ i Festivalit, Shoqata Kulturore Artistike “Prenkë Jakova”, mbas konsultimeve të shumta me grupe e artistë të mirënjohur brenda e jashtë vendit, konceptuan hollësitë e reja të organizimit  të Edicionit të Tretë të “Festivalit të Muzikës Moderne në Shkodër”.sg/oranews online/