Reforma në TKOB, artistët me kontratë nga 3 muaj deri në pa afat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Maj 2014, 09:40
Ministria e Kulturës i ka dërguar një projekt propozim drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit, Ilir Kërni dhe drejtuesit të sindikatës së pavarur të artistëve Reshat Ibrahimi. Në këtë projekt propozim të firmosur nga vetë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro thuhet se si do të reformohet dhe do funksionojë i vetmi teatër operash në Shqipëri. Dhe sipas Ministres së Kulturës kjo bëhet në kuadër të reformimit të reformimit këtij institucioni.Sipas ministres Kumbaro, arsyeja e reformimit të institucionit të artit “është për të nxitur krijimtarinë, për të rritur cilësinë artistike, për të garantuar dhe respektuar dinjitetin e artistit dhe duke synuar përfshirjen e të rinjve në këto institucione”.Duke e konsideruar si të domosdoshme dhe të rëndësishme nisjen e e reformës në Institucionet e Artit, Ministria e Kulturës thekson se “kjo reformë do të bëhet në bashkëpunim me komunitetin, duke mos shkurtuar asnjë vend pune, por duke vendosur promocionin e cilësisë artistike, sistemin e kontrateve individuale, kategoritë e detajuara, sistemin e vlerësimit dhe disiplinën artistike”.Mes të tjerash në projekt-propozimin e ministres drejtuar TKOB thuhet se “në këto kushte, të ndjeshme ndaj nevojave të këtij komuniteti për të përcaktuar qartë mekanizmin e synimeve të përbashkëta që u përmendën më lart si dhe në kushtet e keqinformimit mbi cilësinë dhe qëllimin e kësaj reforme të domozdoshme dhe të kërkuar nga i gjithë komuniteti i artistëve, Ministria e Kulturës ngriti një grup pune të autorizuar për realizimin e negociatave me përfaqësues të Sindikatës së Artistëve dhe përfaqësues të të gjithë sektorëve të trupës artistike, për të bërë të mundur hartimin e një skene të qartë punësimi dhe zhvillimi karriere, sipas modeleve të njohura të institucioneve artistike europiane, në të cilat duam të integrohemi”.Pjesë e refomës së ministrisë për artistët është edhe kontrata, të cilat shpesh herë artistët janë detyruar të dalin në protestë për shkaka të kontratës individuale pa afatNë reformë përcaktohet kontrata e punonjësive sipas kategorive, duke filluar nga 3-mujore për fillestarët dhe deri në 5 vjet për atë kategori të artistëve të cilët më 1 mars 2014 plotësojnë 25 vjet punë të pandërprerë në TKOBAP. Gjithashtu përfshihen edhe kontratat me afat të përcaktuar dhe ato për raste specifike. Në kontratat me afat të përcaktuar përfshihen të gjitha kategoritë e artistëve të cilët në 1 mars 2014 plotësojnë 30 vjet punë të pandërprerë në TKOBAP. Ndërsa në kontratat specifike drejtuesit e TKOBAP mund të propozojnë një formë kontrate të ndryshme nga skema e mësipërme, udhëhequr nga kritere të caktuara siç mund të jetë vlera të specifikuara artistike dhe nevoja specifike të institucioneve. Kjo lloj kontrata lidhet me propozimi të drejtorit artistic, miratim të drejtorit të përgjithshëm dhe konfirmimin e Ministrisë së Kulturës.Ja projekt-propozimi i Ministrisë së Kulturësex/oranews online/