Zgjedhjet në PPE, Berisha uron Juncker për fitoren
Tiranë- Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka uruar pretendentin për President të Komisionit Europian Jean Claude-Juncker për fitoren e PPE në zgjedhje e Bashkimit Europian.Përmes faqes së tij në fb, Berisha thekson se fitorja e Juncker dhe e Partisë Popullore Europiane në zgjedhjet e 25 majit është dëshmi madhore e vlerësimit nga qytetarët europian të programit të Partisë Popullore, si programi më i mirë për të ardhmen e Europës dhe përgjigja më e sigurtë ndaj krizës dhe sfidave të saj.Parlamenti me 751 vende është trupi i vetëm i zgjedhur me votë popullore në Bashkimin Europian 28 anëtarësh. Pavarësisht dallgës së baticës së euroskeptikëve, partitë e mëdha pro-BE do të vazhdojnë të mbeten grupi qendror në Parlament.Mesazhi i plotë:Në Europë fitoi qëndra e djathtë dhe Jean Claude-Juncker mik i Shqipërisë!I dashur mik, me këtë mesazh dua t’ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për fitoren tuaj të shkëlqyer në zgjedhjet parlamentare europiane si kandidati i Partisë Popullore për President të Komisionit Evropian.Fitorja e juaj dhe e Partisë Popullore Europiane në zgjedhjet e 25 majit është dëshmi madhore e vlerësimit nga qytetarët europian të programit tuaj dhe Partisë Popullore si programi më i mirë për të ardhmen e Europës dhe përgjigja më e sigurtë ndaj krizës dhe sfidave të saj.Kjo fitore e merituar ka gëzuar shumë miqtë tuaj të shumtë në Shqipëri, Europë dhe në botë. Kombet e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian votuan në shumicë ju për në timonin e Komisionit Europian për kontributin tuaj të shquar si dhe për besimin e tyre të madh tek aftësitë, përkushtimi dhe vizioni juaj për Europën e viteve që vijnë dhe të ardhmjen e saj.Duke përfunduar pranoni i dashur mik konsideratën time me të lartë dhe urimet më të përzemërta