Cikloni i euroskeptikëve në PE, Hoxha: S'ndikon te statusi, por në negociata
Tiranë- Realiteti i ri në Parlamentin Europian pa zgjedhjeve në BE nuk do të mund të ushtrojë influencë në vendimarrjen e qershorit për Shqipërinë.Blerta Hoxha ,analiste politike në Lëvizjen Europiane në Shqipëri (European Movement Albania) në një intervistë për Ora News vlerëson se nuk mund të ketë një reagim kaq të shpejtë të eurospektikëve.Megjithatë, ajo parashikon rritje të influencës anti-BE në Parlamentin Europian në një plan afatgjatë, që sipas saj do të vështirësojë procesin e integrimit dhe hapjen e negociatave për Shqipërinë.“Unë do të thoja se rritja e presionit nga ana e forcave euroskeptike , nuk e ndihmon aspak politikën e zgjerimit të BE-së, kjo është më se e ditur. Megjithatë , të them të drejtën nuk do prisja një reagim kaq të shpejtë , kaq të drejtpërdrejtë, për arsye se vendimi i statusit është shumë afër dhe nuk mendoj se jemi në një kohë që ata të arrijnë të dëmtojnë vëndimin për statusin. Por ama këto rezultate tregojnë pulsin dhe frymën e përgjithshme në këtë shoqëri, gjithsesi nëse merret statusi , nuk do ta ndihmojë në të ardhmen në proçesin e integrimit, sepse këto forca janë për të qëndruar aty për disa vite”.Intervista e plotë:Gazetari-Fillimisht do doja një këndveshtrim të përgjithshëm tëndin për këto rezultate , dhe pse janë paraprake , tashmë duket qartë trendi në disa shtete ku ka fitore të forcave ekstreme ose antieuropiane.Po është e vërtetë. Do të thoja në rradhë të parë nuk është se jemi në kuadrin e surprizave të mëdha, në kuptimin që edhe nga exit-pollet e më përparshmë ishte anonçuar rritja e fuqizimi i forcave skeptike . Ajo çfarë është pozitivë , është se zgjedhjet e Parlamentit Europian kritikohen për pjesmarrje të ulët , dhe në këtë rast vërejmë një rritje deri diku 3% rritje krahasuar me zgjedhjet e 2009, pasi ka rritur 43%. Atëherë duhet të na shqetësojë pak kjo rritje , sepse në qoftë se njerëzit janë drejtuar drejt kutive të votimit për ta kundërshtuar Europen atëherë ndoshta nuk është një lajm shumë i mirë në vetvete pjesmarrja më e lartë. Ishte parashikuar rritja e euroskeptikëve , por ajo që nuk ishte parashikuar ishte se sa të fuqishëm do dilnin ata në vënde të caktuara. Për sa i përket kuadrit të përgjithshëm shohim Partinë Popullore në avantazh, siç ishte anonçuar , ka pasur një deklaratë madje për fitoren e Zhanklod Junger që tani .Gazetari- 208 deputet të parlamentit nga 751 , gjithnjë në bazë të projeksioneve,por ama humbet 59 vënde , është humbje shumë e madhe kjo.Është partia kryesore por siç ja kanë vënë në dukje edhe kundërshtarët e majtë politik kanë humbur rreth 58-60 vënde shohim si do ecë numërimi. Pra është një ulje e fuqisë e forcave të moderuara, forcat e qëndrës së djathtë. Rritja e euroskeptikëve nuk është një lajm i mirë , shohim pastaj si do reflektohet edhe në konstituimin e Komisionit Europian . Në fakt është e saktë fjala tërmet.Gazetari-Franca rezulton të jetë vërtet më e goditura , sepse forca politike që udhëheq , doli e teta në zgjedhje , është një nonsens , dhe kjo mund të sjellë zgjedhje të parakoshme në Francë.Thirrja për shkrirje të parlamentit dhe zgjedhje të parakoshme ka qënë thirrja e parë e Marin le Pen, udhëheqjes së Frontit Kombëtar, ku del i pari , dhe është i njohur për qëndrimet euroskeptike , kundra euros , kundra emigracionit . Marin le Pen ka bërë një deklaratë nacionaliste, antieuropiane , diçka që e rikthen atë nocionin e kombit që udhehiqet vetëm nga politika të ngushta kombëtare. Është shumë shqetësuese që një deklaratë e tillë të vijë nga një vend themelues , nga udhëheqja politike themeluese e Bashkimit Europian.Gazetari- Këtu doja të ndalesha pasi Franca është edhe ekonomia e dytë , pas Gjermanisë, edhe pse Angela Merkel ka insistuar në vëndin e saj , gjithsesi me shumë vështirësi duhet thënë në bazë të shifravë paraprake, sepse dhe në Gjermani ka pasur rritje të forcave ekstremiste , po sigurisht që Franca duhet analizuar çfarë ka ndodhur me Francën dhe çfarë po ndodh me francezët . Sa pritet të ndikojë ky rezultat i Francës në ecurinë e përgjithshme të Bllokut të Unionit ?Sipas pretendimeve të zonjës Le Pen që del fituese në këto zgjedhje parlamentare, Franca është në pararojë , sepse tregon pulsin e Europës sepse gjithmonë është udhëheqëse e trendeve në Europë. Do ta vija pak në diskutim këtë çështje sepse sigurisht udhëheqësit absolute janë gjermanët, sepse dhe ekonomia është më e fortë. Megjithatë është një vend i pa neglizhueshëm , dhe ky lloj rezultati është shumë shqetësues, që forca udhëheqëse të dalë e treta. Shqetësues është deri diku edhe fakti i rritjes së pakënaqësisë së Gjermanisë , sepse në Gjermania nuk ka pasur krize, është rritur ekonomia , është ulur papunësia gjithë keto vite. Por ama një parti që nuk ekzistonte , që ka më pak se një vit që është themeluar dhe është antieuro ka arritur që të marrë 7 % , që është një shifër shumë e madhe.Gazetari- Pak a shumë duket edhe në Britani , ku forca e parë në këto zgjedhje nuk do të dalin forcat tradicionale , po do të dalë një parti e cila është dhe ajo euroskeptike.Lë të bëjmë një fotografim lë të thëmi të atyre vëndeve që janë paradokse . Një është pikërisht Britania . Janë një bllok vëndesh ku ishin shumë të forta , dhe forcat euroskeptike kishin anonçuar që ne do jemi të fortë , ne do bëjmë kualicion më në krye , Marin le Pen , të ndjekur nga britanikët. Në Britani nuk është diçka aq surptizuese në fund të fundit , sepse ishte vërejtur rritja e euroskeptikeve . Le të themi rrënjët apo stabiliteti i Bashkimit Europian ka disa kohë që është lëkundur në Britaninë e Madhe.Gazetari- Kryeministri ka shkuar në një tjetër vend skeptik le të themi që na ka bllokuar ose na ka shtyrë statusin,në Hollandë , dhe ministri Bushati është në Danimarkë. Sa pritet të ndikojnë zgjedhjet kombëtare në këto shtete tek vendimi i fund qershorit për statusin?Unë do të thoja se rritja e presionit nga ana e forcave euroskeptike , nuk e ndihmon aspak politikën e zgjerimit të BE-së, kjo është më se e ditur. Megjithatë , të them të drejtën nuk do prisja një reagim kaq të shpejtë , kaq të drejtpërdrejtë, për arsye se vendimi i statusit është shumë afër dhe nuk mendoj se jemi në një kohë që ata të arrijnë të dëmtojnë vëndimin për statusin. Por ama këto rezultate tregojnë pulsin dhe frymën e përgjithshme në këtë shoqëri, gjithsesi nëse merret statusi , nuk do ta ndihmojë në të ardhmen në proçesin e integrimit, sepse këto forca janë për të qëndruar aty për disa vite.