Hakeri i “LuzSec” ndihmon FBI-në të parandalojë mbi 300 sulme kibernetike.
Ish-lideri i grupit të hakerave LuzSec,Hector Xavier Monsegur, ka ndihmuar FBI-në të parandalojë mbi 300 sulme kibernetike, që nga koha e arrestimit të tij në Qershor 2011.LuzSec ishte një grup “Hakerat Anonim” i ideuar nga Monsegur, bashkëpunonte me 5 persona të tjerë, të cilët janë arrsetuar dhe shpallur fajtorë për sulmet kibernetike e vjedhje të informacioneve, mes të cilave Fox Television, Nintendo dhe Sony.Monsegur ka mbajtur kontakt me hakerat duke marrë informacion të vlefshëm mbi sulmet që ata kishin planifikuar, ia ka transmetuar FBI-së duke arritur të parandalojnë humbjen e miliona dollarëve, tek ata të cilët do të binin pre e sulmeve.Monsegur rrezikon dënimin nga 21 në 26 vjet burg por duke bashkpunuar me FBI-në, prokurorët e çështjes rekomandojnë që dënimi i tij të jetë më i ulët.