Google, edhe një tablet me sensorë 3D
Projekti Tango, projekti i Google për smartfonët me sensorë 3D të aftë për të krijuar harta tre dimensionale të mjedisit rrethues, do të përfshijë edhe një tablet. Gazeta Wall Street Journal zbulon sipas thashethemeve se një prototip mund të prezantohet deri në fund të qershorit.Sipas WSJ, kompania pritet të prodhojë rreth 4 mijë tablet prototip nga muaji i ardhshëm. Pajisja, e zhvilluar në kuadër të Projektit Tango, do të ketë një ekran 7 inch, dy kamera në anën e pasme, sensorë infa të kuqe dhe një softëare të përparuar i cili mund të kapi imazhe në tre dimensione.Pajisja falë sensorëve të veçantë është në gjendje të mbledhë mbi 250 mijë pamje tre dimensionale për sekond dhe të rifreskojë pozicionin e tij në kohë reale. Në mesin e aplikacioneve të mundshme, përveç realitetit shtuar lojrave, Google përmendi dhe “navigacionin e shtëpisë”, apo aftësinë për të marrë masat për të lëvizur më mirë në vendet ose hapësirat e brendshme, gjithashtu në përdorim dhe për personat me aftësi të kufizuara vizuale. /o.b/oranews.tv/