Fotolajm/ Tiranë, makina përplas këmbësorin,po kalonte vijat e bardha

aksident1Tiranë- Një person ka mbetur i plagosur rëndë pasi është përplasur nga një automjet në kryeqytet.Ngjarja u regjistrua rreth orës 15:30, në afërsi të Gjykatës së Tiranës, ku kalimtari është përplasur nga automjeti teksa kalonte vijat e bardha.I plagosuri, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Policia e mbërritur në vendgjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ndërsa ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.aksident2