Samsung mendon tani edhe për një smartwatch
Një orë “smart” e cila nuk funksionon vetëm me kombinimin me një smartfonë, por e zëvendëson atë tërësisht duke bërë detyrat e tij si për shembull bën thirrje, mesazhe dhe dërgimin e postës elektronike. Për këtë, sipas gazetës Wall Street, është duke punuar Samsung që tashmë zotëron tregun më të madh të shitjeve të orëve smart.Përveç kësaj, sipas thashethemeve nga Engadget, gjigandi aziatik është duke zhvilluar versionin e vet të aparatit “Ocuus Rift” duke e përshtatur atë në realitetin virtual. Të paktën sipas “thashethemeve” të kohëve të fundit, secila kompani e Koresë së Jugut është duke punuar me një model të ri të një ore smart. Ndryshe nga orat smart që janë në treg, kjo orë do të zëvendësojë telefonin, pra nuk do të punojë me kombinimin me një smartfonë, por do t’i integrohen funksionet e telefonit, duke bërë të mundur aftësinë për të bërë dhe të marrë telefonata.Ai gjithashtu do të jetë në gjëndje për të marrë fotografi, të dërgoj email, të ketë sistemi GPS të intergruar, të ketë një kartë Sim, të kryejë lidhjen me Bluetooth dhe të ketë një sensor për rrahjet e zemrës. Kjo orë do të punojë me sistemin operativ Tizen, dhe jo me atë Android të Google. Projekti thuhet se do të zbulohet në muajt e ardhshëm./o.b/oranews.tv/