Lule në bankën e Gesarës, misteri që shtyu nënën të vrasë vajzën e vet
Buqeta me lule dhe një minutë heshtje kanë zëvendësuar sot buzëqeshjen dhe hapat lozonjare të Gesarës, e cila katër ditë më parë mbeti e vrarë nga dora e njeriut që e solli në jetë, nënës së saj.Lulet e vendosura në bankën ku ajo studionte çdo ditë, përkojnë më së miri me freskinë e moshës së Gesarës, mungesa e të cilës ndihet mjaft tek shokët e klasës së saj, të cilët ende nuk mund ta imagjinojnë se ajo nuk është më. Ata thonë se Gesara njihej si një vajze e rregullt, fakt të cilët e pohojnë edhe mësusesit e kësaj shkolle.“Ajo ishte një nxënëse me sjellje shumë të mira, ishte e qetë e dashur dhe e respektuar nga të gjithë. Gëzonte respekt edhe nga nxënësit edhe nga mësuesit dhe familja e saj gëzon respekt të madh në fshat”, u shpreh një mësues.Ndarja e saj nga jeta ende ka mbetur një mister, të cilën e kanë marrë me vete nënë e bijë. I vetmi detaj që bëhet publik mbi këtë ngjarje tronditëse është fakti se Gesara ditën e premte ka munguar në shkollë, për të cilën nuk ka paraqitur asnjë shkak apo lajmërim paraprak.Familja Keqi vazhdon të presë ngushëllime, ndërsa djali i shtëpisë i cili është në emigrim në Amerikë, nuk ka marrë pjesë në ceremoninë mortore. Në një situatë të tillë, kryefamiljari Mark Keqi, ka përballuar i vetëm fatkeqësinë, ndërsa gjendja e tij po rëndohet nga dita në ditë.Lidhur mbi ngjarjen e dyfishtë askush nuk po jep një version të saktë, madje as vetë policia e Kurbinit. Banorët e fshatit të vogël të Fushë-Kuqes janë të shokuar nga kjo ngjarje, ku përtej respektit për pjestarët e familjes Keqi, tashmë është misteri i vrasjes kryefjala e ditës. Gesara u qëllua me automatik në banesë nga nëna e saj Mimoza,e cila më pas vrau edhe veten./nzh/oranews online/