Basha nga Lezha, të largojmë Ramën
Kryetari i Partisë Demokratike Lulëzim Basha ,në një takim me banorët e qytetit të Lezhës, ka vazhduar akuzat ndaj mazhorancës dhe ka theksuar se “droga është kërcënimi më i madh i shoqërisë sonë”.“Shqiptarët janë sot më të vendosur se kurrë për t’i thënë ndal narkotrafikut”, ka thënë Basha në fjalën e tij.Lideri i opozitës Basha është shprehur se, “shkatërrimi i Policisë së Shtetit, përmes emërimit të personave të lidhur me narkotrafikun ka sjellë këtë situatë emergjente të trafikut të drogës”.“Droga ka mbjellë pasiguri, ka mbjellë fatkeqësi, ka hapur plagë , ka hapur varre. Shqiptarët sot janë më të bashkuar se kurrë, nga ky hall i madh, nga kjo brengë e madhe, por dhe nga një vendosshmëri e madhe për t’i qëndruar dhe për t’i bërë ballë kësaj të keqe. Prandaj Partia Demokratike do ta udhëheq me vendosshmëri betejën kundër saj. Mohim, fshehje, mashtrim, mbulim, mbrojtje dhe mbështetje. Këto ka ofruar dhe ofron Edi Rama për narkotrafikimin", ka thënë Basha.Sipas tij, vendet e BE-së janë gjithashtu “të alarmuara”, sepse drejtë tyre eksportohen tonelata droge.Në vazhdën e takimeve të tij, Basha ka bërë edhe një herë thirrje për pjesëmarrje në protestën e ditës së premte, ku kërkohet largimi i kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij."Çfarë bënë sapo morën pushtetin, hoqën mbi 400 oficerë të përkushtuar të policise, të cilët bën të mundur që Shqipëria të futej në NATO dhe të udhëtonte pa viza. Goditi dinjitetit e oficerëve profesionist. Edi Rama është përgjegjës ndaj duhet të largohet. Të premten të bashkuar si asnja herë ma parë. Në orën 11, t’i tregojmë shqiptarëve vendosshmërinë tonë, të jemi në këmbë për t’i thënë jo drogës dhe përgjegjësit Edi Rama, ik, largohu”, ka përfunduar fjalën e tij Basha.