Itali, sekuestrohen 1450 kg drogë nga Shqipëri, arrestohen 3 italianë

Itali- Një sasi prej 1450 kilogram droge që vinte është sekuestruar në Katania. Policia ka vënë në pranga 3 shtetas italiane, të cilët po transportonin drogën që e kishin marrë nga Shqipëria.Mediat italiane raportojnë se lënda narkotike me vlerë 6 milionë euro ishte e fshehur në sarbatorin e peshkarexhës.Të arrestuarit janë shtetasit italianë Joseph Costanzo  51 vjeç , ​​Sebastian Costanzo  52 vjeç , dhe Sandro Mirabella  45 vjet.Aksioni i policisë italiane u realizua pas të dhënave të marra në rrugë operative. Ndërkohë kanë nisur hetimet për të zbuluar trafikantët nga të cilët kanë pasur lidhje të arrestuarit.