Tahiri pret ministren britanike: Asistencë për Byronë Kombëtare të Hetimit
Tiranë- Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri priti Ministren për Trafikun e Qenieve Njerëzore dhe Krimin e Organizuar në Ministrinë e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Karen Bradley.Gjatë bisedës palët shprehën domosdoshmërinë për një bashkëveprim të ngushtë dhe shkëmbim në kohë të informacionit mes 2 policive, veçanërisht në luftën kundër trafikut të qënieve njerzore.Ministri Tahiri i konfirmoi ministres britanike angazhimin e qeverisë së re, për luftën pa kompromis ndaj paligjshmërisë në vend.Kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme i bëri të ditur gjithashtu delegacionit të nivelit të lartë nga Britania e Madhe, nismat për ndryshimet e kuadrit ligjor në fushën e sigurisë, me theks të veçantë në përfundimin e procesit të hartimit të një Ligji të ri për Policinë e Shtetit, që parashikon ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.Ministrja britanike Bradley u shpeh e gatshme të ofrojë asistencë dhe ekspertizën e kualifikuar për Byronë Kombëtare të Hetimit, një organizëm që do të hetojë krimet e rënda dhe korrupsionin në nivele të larta.Në takim, ku mori pjesë dhe zv/ministrja Elona Gjebrea, njëkohësisht Koordinatore Kombëtare për Luftën Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, u shpreh angazhimi, për të shfrytëzuar çdo mundësi që rrit përpjekjet e përbashkëta të 2 vendeve, në luftën kundër trafikut dhe krimit të organizuar.