Korçë, nis seanca për 4 të arratisurit e burgut të Drenovës, s'paraqiten në gjyq

Korçë- Nën masa të rrepta sigurie Gjykata e Korçës ka nisur seancën gjyqësore për 4 nga 7  të arratisurit nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë, më 23 nëntor 2013.Katër të dënuarit Artur Gora, Admir Tafili, Gëzim Guri dhe Fran Marashi nuk janë të pranishëm në sallën e gjyqit. Ata përfaqësohen nga avokatët e tyre mbrojtës.Sipas avokates së Admir Tafilit, ky i fundit ka refuzuar të marrë pjesë në proces dhe këtë e ka lënë përmes një prokure. Ndërsa të dënuarit Gëzim Guri dhe Fran Marashi nuk kanë pranuar të marrin pjesë në seancën gjyqësore.Seanca gjyqësore po mbahet edhe për bashkëpunëtorët e të dënuarve Olsian Maçi, Albi Mcimi, Ervis Lami, Alfred Qefalia, Bledjan Deda.Lidhur me këtë mungesë  prokurori ka kërkuar shtyrjen e seancës. Sipas tij një prej të pandehurve nuk ka ende avokat.