eBay: Përdoruesit të ndryshojnë mënjëhërë fjalëkalimet

Kompania Amerikane eBay, një kompani për "shit-blerje" në Internet,  i kërkon përdoruesve të tij që të ndryshojnë fjalë kalimet e tyre për shkak të një sulmi kibernetik në server,  sulm i cili mund të ketë ndodhur ne fund të muajit Shkurt dhe në fillim të MarsitSipas një njoftimi të postuar në sitin e eBay hakerat kanë arritur të depërtojnë në llogaritë e disa punonjësve  dhe në sistemet e tyre, gjë e cila u vu re vetëm 2 javë më parë.Në databazën e eBay-t ka emrat e përdoruesve, fjalëkalime të enkriptuara, adresa emaili, adresa vendbanimesh, numra telefoni etj por nuk përmban informacione financiare apo konfidenciale.Siti njofton se nuk ka të dhëna të jenë prekur  llogaritë e përdoruesve  megjithatë  ndryshimi i fjalëkalimeve është metoda më e  mirë, për arsye sigurie, për të mbrojtur llogaritë e tyre.