Strategjia e re e sigurisë, të miratohet brenda shtatorit, opozita mungon
“Institucionet e sigurisë në Shqipëri kanë mbivendosje dhe janë të fragmentura, andaj duhet miratuar sa më parë dokumenti i ri i strategjisë kombëtare”.Mbi këto argumente prezatoi draftin zv- Ministri i Jashtëm ,Sokol Dervishaj para anëtarëve të Komisonit të Sigurisë, ku opozita mungoi.Dervishaj propozoi ngritjen e një strukture të re, me qëllim analizen e informacioneve që vijnë nga institucionet e ndryshme, duke nënvizuar se ky organizëm nuk do cënojë kompetencat e institucioneve të tjera .“Institucionet tona në raport me kontekstin apo konceptin e e gjerë të sigurisë, ende funskionojnë të fragmetuara, pra nuk ka një kohezion apo qasje proactive të raportit dhe reagimit të institucioneve tona ndaj kontekstiti dhe konceptit të sigurisë. Ndaj qasja ka qenë më shume reactive apo reaguse, pra post faktum. Nëpërmejt këtij dokumenti ne përpiqemi të sjellim një qasje të re në raport me sigurinë për t’i dhënë përparësi efekteve proactive”, tha zv-ministri Dervishaj.Në mungesë të opozitës, deputeti Luan Rama ka kërkuar që të djathtëve t'i dërgohej drafti me shkrim.“Pavarësisht faktit që opozita në mënyrë absurde bojkoton seanca të tilla të rëndësishme, të cilat nuk kanë të bëjnë me interesa partiake apo qëndrime të caktuara, unë dua t’i kërkoj zv-ministrit të jashtëm që t’i drejtohet zyrtarisht me një kërkesë me shkrim, duke i dërguar dhe draftin opozitës dhe të kërkojnë qëndrimi e tyre”, tha Luan Rama.Veç kësaj, deputeti socialist, Taulant Balla është shprehur se:“Mendoj se duhet t’i kushtohet një rëndësi e veçantë dimesionit të etikës së komunikimit lidhur me çështjet e sigurisë kombëtare, që jo vetëm në nivelin qeveritar, jo vetëm në nivelin e deputetëve, por në cddo nivel, madje dhe me atë të mediave kur bëhet fjalë për çështje të sigurisë kombëtare, komunikimi duhet të jetë i rregulluar, sipas ligjeve.Dokumenti i ri i strategjisë kombëtare duhet të miratohet brenda kë tij sezoni, pasi duhet të prezantohet në samitin e NATO-s, që pritet të mbahet në shtator.