“Qemal Stafa” nderon albanologen Luçia Nadini
Gjimnazi më i vjetër i Tiranës ka përuruar projektin “Europa e kombeve dhe shqiptarët”.Në këtë projekt gjimnazistët kanë vlerësuar gjithashtu kontributin që ka dhënë albanologia Lucia Nadini, në rikuperimin e vlerave historike e kulturore shqiptare.Drejtoresha e këtij gjimnazi Emanuela Berberi është shprehur se kjo shkollë i ka ruajtur vlerat e dijes duke vlerësuar edhe projektin në fjalë.Vlerësime ndau edhe drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Rajonale, Mimoza Kuqi dhe diplomtët e huaj të ftuar në aktivitetin e organizuar ditën e sotme.“I vlerësuar me çmimet më të larta të Ministrisë së Arismit dhe Sporteve, po ashtu dhe me medaljet e kategorisë së artë në Evropë për cilësinë e shërbimit dhe praktikat më të mira, kjo shkollë i takon historisë së suksesit ku puna e stafeve akademike dhe studentëve kane shënuar pikëtakimin e traditës me vizioniin e shoqërisë të së ardhmes”, tha drejtoresha e gjimnazit “Qemal Stafa”.Ndërsa drejtoresha e Dejtorisë Arsimore Rajonale Mimoza Kuqi e ka cilësuar një projekt që ka” vlera të jashtëzakoshme”, qoftë për pjesën e anës shkencore por ka “vlera të jashtzakonshme edhe për edukimin “.Pas një dokumentari kushtuar jetës së albanologes, gjimnazistët në këtë auditor të hapur, kanë pyetur Lucia Nadinin për studimet dhe projektet e saj në Shqipëri.