Brazil, dimri i munguar rikthehet në pranverë

Dimri i munguar ndër dhjetra vite rikthehet çuditërisht në pranverë, teksa moti i panqëndrueshëm mahnit me kapriçot e tij.Reshje të pabesueshme breshëri kanë rënë në San Paolo, ku pas 32 ditësh pa shi në qytet dhe në zona të tjera të vendit, një stuhi e fuqishme breshëri ka 'varrosur' disa lagje të megapolit brazilian.  Temperaturat janë ulur nga 25 në 16 gradë celcius dhe moti i paqëndrueshëm ka sjelle probleme me lëvizjen e njerëzve dhe transportin.Madje për disa orë Sao Paolo u mbulua nga velloja e bardhë e dëborës. Banorët në zona të ndryshme shfrytëzuan motin  e pazakontë për vendin ndërsa fëmijët, sikurse duket edhe nga videot e publikuara në rrjetet sociale, kjo ishte hera e parë që shihnin dëborë.Bora në qytetin Sao Paolo është një nga gjërat që njeriu rrallë herë mund ti dëgjojë pasi është gati e pamundur. Për herë të fundit në Sao Paolo ka rënë dëborë në dhjetor të 1918, gati 96 vjet më parë.