Vërmicë bllokohet 1 ton duhan kontrabandë do hynte në Shqipëri
Vermice- Rreth 1 ton duhan është sekuestruar sot në Pikën Kufitare të Vërmicës, në Kosovë, sasi e cila ishte duke u depërtuar me kafshë shtëpiake, 9 kuaj, kontrabandë në kufirin e gjelbër Kosovë-Shqipëri. (Ne foto duhani i sekuestruar)Rasti është konstatuar nga kamerat e sigurisë, të cilat janë instaluar nga policia kufitare e Kosovës, në të gjithë gjatësinë e kufirit të gjelbër mes të dyja vendeve. Sipas informacioneve bëhet e ditur se kafshët e ngarkuara me duhan janë braktisur nga kontrabandistët sapo këta të fundit kanë pikasur kamerat e vendosura.Sipas komandantit të vijës së gjelbër kufitare, Shaban Osmanolli kontrabanda është fiksuar nga kamerat e sigurisë që janë instaluar në kufirin e gjelbër, moment pas të cilit kanë mbërritur në vendin e caktuar edhe ekspertët e policisë.Sipas tij imazhet e fokusuara nga kamerat do i kalohen edhe palës shqiptare me qëllim identifikimin e personave të përfshirë në këtë konirabandë dhe prangosjen e tyre.Instalimi i kamerave të vëzhgimit është vendosur vetëm një javë më parë, çka ka sjell edhe efektet e para në pengimin e kontrabandës së mallrave në vijën e gjelbër kufitare mes të dyja vendeve.Gjatë ditës së djeshme një kamion të ngarkuar me vica u kap në kufirin e gjelbër në pjesën e Shishtavecit, ndërkohë që sot falë këtij sistemi monitorimi u sekuestrua 1 ton duhan i përpunuar.sg/ora news online