Spiunazh kibernetik? Reagon Kina: SHBA të korrigjojë menjëherë gabimet
Kina ka reaguar ndaj akuzave të ngritura nga Shtetet e Bashkuara për pesë oficerë të ushtrisë, të akuzuar për spiunazh industrial, me qëllime ekonomike.E ndërsa Pekini zyrtar deklaroi se kurrë nuk është angazhuar apo ka bashkëpunuar në vjedhjet elektronike, akuzoi Shtetet e Bashkuara si fajtore për spiunim të vendeve të tjera përfshirë edhe Kinën, duke rikthyer në kujtesë cështjen e përgjimeve të publikuar nga Eduard Snouden.Madje Pekini akuzoi SHBA-të për hipokrizi dhe me standarte të dyfishta ndërsa zyrtarët kinezë u nxituan të theksojnë se kjo histori mund të dëmtojë bashkëpunimin mes dy vendeve.Ndërkaq sipas agjencisë shtetërore të lajmeve "Xinhua", Autoritetet kineze thirrën gjithashtu për sqarim ambasadorin amerikan në Pekin.Prokurorët amerikanë deklarojnë se oficerët kinezë vodhën sekrete tregtare dhe dokumente të brendshme nga pesë kompanie të ndryshme dhe një sindikatë punëtorësh.Ministria e Jashtme kineze i bëri thirrje Uashingtonit që të "korrigjojë menjëherë gabimet e tij" dhe të tërheqë akuzat, pasi sipas saj qeveria kineze dhe ushtria e saj, nuk janë përfshirë kurrë në ndonjë aktivitet spiunazhi. Zëdhënësi Qin Gang, i cituar nga agjencia "Xinhua", tha se deklaratat ishin tërësisht të pabaza dhe me qëllime të fshehta.Ai tha se Kina ka vendosur që t'i ndërpresë aktivitetet e përbashkëta me Amerikën, në kuadër të Cyber Working Group.Grupi në fjalë u formua në muajin prill. "Duke parë mungesën e sinqeritetit nga ana e SHBA për të zgjidhur çështjet e lidhura me sigurinë elektronike përmes dialogut dhe bashkëpunimit, Kina ka vendosur të ndërpresë aktivitetet në grupin e përbashkët të punës", deklaroi zëdhënësi. Vetë Kina insiston prej kohësh se është viktimë e vjedhjes së sekreteve në rrugë elektronike, e përgjimeve dhe mbikëqyrjeve nga Shtetet e Bashkuara. Sipas një raporti të agjencisë shtetërore "Xinhua", nga muajt mars-maj 2014, 1.18 milionë kompjutera në Kinë jaë kontrolluar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga mbi 2 mijë aparate të posacme amerikane. Ditën e hënë, prokurori I përgjithshëm I SHBA-ve, Eric Holder tha se Shtetet e Bashkuara kanë ngritur akuza kundër disa zyrtarëve kineze për spiunazh industrial. Madje ai, përmes një conference për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, bëri publik edhe emrat e tyre dhe kompanitë ku ata punojnë si "Westinghouse Electric", "US Steel", "Alcoa Inc", " Allegheny Technologies", "SolarWorld" dhe "US Steelëorkers Union"."Të gjithë këta punëtorë kanë kryer krim dhe spiunazh pa asnjë arsye, thjesht që kompanitë e tyre që operojnë në SHBA, të përfitojnë sa më shumë dhe më pas të zgjerojnë tregun e tyre" tha Holder. Sipas Holder, hetimet për këtë cështje, janë kryer nga viti 2006 deri në vitin 2014. Jo më larg se muaji mars, sekretari I mbrojtjes Chuck Hagel, tha se Pentagoni ka planifikuar të trefishojë kapacitetet e saj për të mos lejuar sulmin kibernetik, ndaj administratës por edhe kompanive amerikane apo edhe atyre që operojnë në SHBA.