Vlora zgjohet nën ujë, shkak bllokimi i kanalizimeve e ndërtimet mbi kolektor
Vlorë - Reshjet e ditëve të fundit kanë sjellë përmbytje në disa akse kryesore dhe dytësore të qytetit.Problemi i përmbytjeve në Vlorë vjen i trashëguar prej shumë vitesh, për shkak të amortizimit të rrjetit të kanalizimeve nëntokësore të ujërave të bardha, të zeza si dhe sistemit të drenazhimit.Investimet e viteve 2007-2009 qenë të pjesshme dhe nuk arriten të sjellin zhbllokimin përfundimtar të situatës.
(Në foto rruga e përmbytur në Vlorë)Ndërkohë edhe pse hidrovori ka punuar me kapacitet të plotë nuk ka mundur të përballojë intensitetin e reshjeve të nisura pas mesnate e deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.Përpos Vlorës, prurjet e lumit Vjosë monitorohen vazhdimisht pasi reshjet e shumta mund të sjellin rritje të nivelit të ujit, duke krijuar situata të emergjencave civile.Mëngjesi gjeti nën ujë bulevardin Vlorë-Skelë, lagjen pranë portit, zonën e njohur si te "Albano dhe Romina" si dhe lagjet problematike sikurse “24 Maji”, “Kali Trojës”, zona periferike etj.Ndërkohë trageti i linjës Vlorë-Brindizi nuk e ka kryer itenerarin për shkak të detit të trazuar dhe erërave me origjine nga perendimi. Gjithashtu dhe shkeputje të energjisë janë shënuar në zona te ndyshme./nzh/oranews online/