Akuzat e Ballës: 90 avionë si ai i Divjakës morën leje në kohën e Berishës
Tirane- Tentativa e trafikut të drogës nga ajri dhe bllokimi i avionit italian në plazhin e Divjakës më 10 maj u bë objekt debate sot në komisionin hetimor parlamentar për lëvizjen në polici.Mazhoranca e cilëson një operacion të suksesshëm. Deputeti i PS-së, Taulant Balla kërkon që të hetohen 90 lejet e avionëve të ngjashëm me atë të Divjakës, që janë dhënë nga periudha 1 janar 2013- 1 shtator 2013.Nga ana e saj PD thotë se nuk kemi të bëjmë me një operacion të suksesshëm, madje policia u përpoq ta fshinte.Sipas Halimit policia tentoi të fshinte ngjarjen por s'e bënte dot sepse qytetarët kishin filmuar avionin por dhe gjetën çantat me drogë para policisë.Pas gati një orë debat mazhoranca u largua nga komisioni duke mos u hedhur në votim raporti.Pjesë nga debatet në komision PD, Gent Strazimiri: ”Keni 3 muaj që talleni. Thoni që ai avion nuk ulet dot as në Gjadër. I vetmi sukses i juaji ishte që piloti dëmtoi rrotën nga duna e rërës. Mediokritet. Që avioni u aksidentua dhe droga ju ra mbi kokë, këtë e quani sukses?PS, Taulant Balla: Ishte aksion i suksesshëm i policisë. Hera e parë që ky avion fluturon në Shqipëri dhe tenton të ulet në Divjakë dhe tentativa dështoi. Ju që akuzuat Forcat e Armatosura kërkojini falje për njollën që i vutë. Shkoni pyesin Sali Berishën sepse këtë linjë ka përdorur Berisha, nga 1 janari 2013- 1 shtator 2013. Ka pasur 90 avionë të tillë që kanë marrë leje, dhe të hetojnë seicilin prej tyre .Prokuroria të hetojë lejet.Që nga momenti kur avioni humbi kontaktin me kullën e Albcontroll policia nisi kontrollin. Keni njerëz mes tuaj që janë në dijeni të rasteve të ndodhura më parë dhe të jeni të bindur që do të hetohet. Policia e shtetit dhe ministri i Brendshëm ka nisur hetimet. Ne nuk kemi asnjë lloj meraku për të goditur cdo lloj grupi kriminal. Por të mos ngatërrojmë komisionin hetimor. Ky komision është për emërimet, trasnferimet dhe largimet në polici(I drejtohet Nokës) 12 avionë mund të jenë në kohën tuaj dhe Kuliçit. Kërkojmë që të shkruhet në raport më që ky aksion është i suksesshëm dhe prokuroria ta hetojë Me këtë rast nuk janë vërtetuar akuzat tuaja për përfshirjen e FA në trafik droge. U kap porositësi nga Fushë- Kruja u kap dhe piloti.PS, Ermonela Felaj:Doni me çdo kusht të pengoni kapjen e të tjerëve autorë.PD, Eduard Halimi: E keni betejën me qytetarët. Nuk ka socialist që është I trishtuar se avionët nisen me drogë nga Shqipëria. Nuk ka trafik sot në ajër që të mos zhvillohet pa lejen e qeverisë.Nuk mund të futet një pilot i huaj pa u regjistruar në sistemin TIMS. Shkoni në Vlorë e pyetni socialistët e ndershëm e ju tregojnë sesa paguajnë trafikantët për të kaluar një gomone. Këto para ia paguajnë policëve. Nuk lejuat median t’i afrohej zonës.Ju i keni votat. Kalojini por ama është e turpshme Taulant Balla: Të hidhet në votim raporti i propozuar prej jush. Nëse rrëzohet raporti juaj, hidhet në votim raporti i paraqitur nga mazhoranca. Pjerin Ndreu: Nuk keni moral të flisnin. Ju e keni cuar vendin në këtë situatë.