Korçë, policia nis hetimet për vdekjen e foshnjës në maternitet

Korçë- Policia e Korçës nis hetimet për vdekjen e foshjes disa orë pas lindjes në maternitetin e Korçës.Hetimet nisën pas denoncimit të prindërve të foshnjës, Elton dhe Manushaqe Demolli (Në foto) se mjekët e maternitetit përveçse iu kanë kërkuar lekë për asistimin në lindjen e foshnjës nuk kanë treguar kujdesin e nevojshëm ndaj saj edhe pse e kishin konstatuar se kishte problem me frymëmarrjen.Familjarët kërkojnë ekspertë nga Tirana për të bërë ekspertizën mjeko-ligjore që përcakton shkaqet e vdekjes së foshnjës."Morën lekët, 300 mijë kanë ikur dhe gjë s'na bënë", tha Manushaqe DemolliNdërsa babai i foshnjës deklaroi: "Në atë gjendje që unë e çova ajo duhet të lindte brenda 3 orëve. Ai në vend që t'i bëntë gjilpëra që ta ndihmonte të lindte, ai i bëri gjilpëra për ndalimin e lindjes. Në kohën që lindi fëmija ai më thotë që fëmija është mirë. Tashi fëmija im është në morg. Lekë morën shërbim nuk bënë, fëmija im është në morg"Nëna e foshnjës kërkon drejtësi dhe të zbardhet shkaku i vdekjes së foshnjës së saj."Bëra dhe ekon, ekoja më doli tamam, nuk e di tani. Une dua drejtësi se pse më vdiq fëmija. Këtë dua".Nga ana e tyre mjekët pretendojnë se fëmija lindi me një çrregullim kardiorespirator,"Diagnoza klinike është një çrregullim kardiorespirator, i lindur i bebit. Duke pasur parasysh gjendjen e vështirë, të rëndë në të cilën ishte bebi neve i kërkuam familjarëve që bebin ta transferojmë në repartin e terapisë intensive në Tiranë për ekzaminim dhe mjekim më të specializuar dhe jemi refuzuar nga familjarët", tha mjeku Eldion Kollçinaku.