Dështon komisioni hetimor për policinë, mbyllet mandati pa asnjë raport

Tirane- Komisioni Hetimor  Parlamentar,  për emërimet dhe shkarkimet në policinë e shtetit ka mbyllur hetimet, pa mundur të dalë me një raport përfundimtar drejtuar Parlamentit. Shkak për mos votimin e raporteve,  është bërë  baktisja e mbledhjes nga mazhoranca.Me heret Partia Demorkatike paraqiti  nje raport  voluminoz, ku kanë dalë në  përfundimin se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është emëruar në shkelje të ligjit, dhe bazuar mbi këtë ata kanë kërkuar shkarkimin e Artan Didit. Gjithashtu sipas tyre po në shkelje te ligjit janë emëruar dhe drejtuesit e lartë në qarqe  të cilët ushtrojnë detyrën në mospërputhje të funskionit me gradën.Opozita kërkon lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, si dhe rihapjen e hetimeve për rolin e Artan Didit dhe të policisë në ngjarjen e vitit 1999.Kryetari i komisionit për lëvizjen në Policinë e Shtetit, Arben Ristani i cili lexoi raportin përfundimtar kërkoi që të rikthehen në policinë e shtetit të gjithë ata punonjës që janë shkarkuar në kundërshtim me ligjin."Kërkojmë lirimin nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për shkak se nuk plotëson asnjë nga kriteret ligjore për emërimin në këtë detyrë. Marrjen e masave administrative dhe ligjore për rikthimin e ligjshmërisë në policinë e shtetit nëpërmjet ngritjes së një grupi pune të posaçëm për vlerësimin e situatës së krijuar në organizatën e policisë dhe në situatën e kriminalitetit në vend duke propozuar masa konkrete dhe urgjente”, thuhet në raportin e lexuar nga Ristani.Gjithashtu Ristani tha se duhet të hapen hetimet për ngjarjen e vitit 1999 ku u mor peng autobusi grek nga një shqiptar dhe se Artan Didi sipas opozitës ka vrarë një person të pafajshëm.Raporti i mazhorancesNga ana e mazhorancës ky raport është konsideruar si një raport mashtrimi dhe i përpiluar nga përfaqësues të opozitës. Ajo ka paraqitur raportin e saj, gjë që ka shkaktuar debate.PS  paraqiti vlerësimin e saj përmes një raporti të lexuar nga nënkryetari i Komisionit Hetimor, Taulant Balla. Deputeti u shpreh se të gjitha raportimet, duke përfshirë edhe atë drejtorit të Policisë së Shtetit janë bërë në përputhje të ligjit dhe në të mirë të hetimit e plotë të çështjeve në shqyrtim.“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë i është përgjigjur me korrektesë dhe ka vënë në dispozicion të komisionit hetimor, brenda afatit të gjithë dokumentacionin e kërkuar”,tha Balla.Mbledhjes nuk i munguan as avionët prej letre për të ironizuar rrëzimin e avionit në Divjakë.sg/ed/oranews online/