Itali, Berluskoni guxon: Do të rikthehem në Parlament
Romë- Silvio Berluskoni deklaron: "Do rikthehem në parlament më shpejt se brenda 6 viteve të ardhshme, sepse vendimi që drejtësia ka marrë për mua shumë shpejt do të shpallet i padrejtë dhe do të anullohet".Pyetjes nëse do të rikandidojë, Berluskoni i përgjigjet: "Do të shohim, e rëndësishme është që vendimi i Gjykatës të deklarohet i pavlefshëm". Kjo ka qënë deklarata e fortë e lëshuar nga ish kryeministri Italian, Silvio Berluskoni për një të përditshme italiane, në një kohë që ai ka nisur zyrtarisht të vuajë dënimin duke shërbyer për komunitetin në një qendëer azilante.Berluskoni ka bërë të qartë gjithashtu se tashmë e ka një pasardhës në politikë dhe ajo do të jetë vajza e tij Barabara, që duket se është në hapat e parë për një karrierë në politikë. Ndërsa vendin tim në parti, shpresoj tja trashëgoj dikujt që të mund ta transformojë rrënjësisht mazhorancën e sotme, për të ndryshuar më pas rrënjësisht edhe të ardhmen e vendit. Kavalieri i është shmangur pyetjeve mbi jetën e tij private, larg politikës.Ai është pyetur për ditën e parë të punës në një qendër shërbimi social por edhe për të shkuarën, nëse sot është bërë pishman për jetën që ka bërë dikur, edhe kur mbante postin e kreut të qeverisë, duke iu përgjigjur vetëm me një fjali: "kot nuk më quajnë kavalieri".Vetëm 3 ditë më parë, ish kryeministri Silvio Berluskoni nisi zyrtarisht punën e tij në shërbim të komunitetit, një dënim prej një viti që iu dha nga Gjykata në Milano, pas shpalljes fajtor për evasion fiskal. Ai duhet të shërbejë një vit në një azil pleqsh të komunitetit katolik, ku sipas drejtuesve, do të trajtohet njësj sit ë gjithë asistentët e tjerë.