Zvicër, shqiptari kërcënon se do të hedhë në erë avionin: Do shkojmë të gjithë te Allahu

Zvicër- Një shkrepëse në dorë, një shishe dhe me thirrjet  "Allahu Ekber", një shqiptar ka terrorizuar të gjithë pasagjerët që ndodheshin në bordin e një avioni që po udhëtonte nga Zyrihu i Zvicrës për në Prishtinë.Sikurse bëjnë të ditur mediat kosovare, bëhet fjalë për një 35 vjeçar nga Kosova i cili ka   kërcënuar se do të hidhte në erë gjithë avionin.Nën thirrjen "Allahu Ekber" (Zoti është i madh), i riu kishte nisur kërcënimet sapo aeroplani ishte ngjitur në qiell, me më shumë se 150 pasagjerë në bord."Do të shkojmë të gjithë te Allahu. A doni që të shkojmë në xhenet a xhehnem? Allahu është i pari, Muhamedi është pas tij, ne të tjerët nuk jemi askushi", citohet të ketë thënë ai në lartësi prej më shumë se 10 mijë metrash.Pas këtyre momenteve, ka qënë një tjetër kosovar, Nehat Llovca, ushtrues i arteve marciale, ai që është konfliktuar me të, duke e rrëzuar në tokë.Sapo avioni është ulur në tokë, ai është arrestuar nga forcat e sigurisë së aeroportit ndërsa dëshmitarët kanë rrëfyer të gjithë ngjarjen./nzh/oranews online/