Turistët interes për Ali Pashë Tepelenën, Kalaja e Pashait shndërrohet në destinacion turistik

Tepelenë - Tepelena mbetet një nga qytetet më të vizituara nga turistët vendas dhe të huaj. Sigurisht kjo veç të tjerash, lidhet me Kalanë dhe emrin e Pashait të Janinës, Ali Pashë Tepelenës.Pavarësisht  këtij fakti, në vite këtij qyteti i  kanë munguar investimet. Tërmet  Peçi, kryetari i bashkisë së këtij qyteti, shprehet se aktualisht është vënë në funksion të plotë muzeu historic, i cili ka hapur dyert pas më shumë se dy dekadash, ndërsa edhe pranë Kalasë së Ali Pashës janë duke u kryer rikonstruksione.Realizimi i pedonales e cila do të nisë nga sheshi kryesor dhe do të shtrihet deri në hyrjen lindore të kështjellës, është projeketi më i ri që do të ndërmarrë ky institucion.Tepelena është një nga zonat e cila ka se çfarë të ofrojë për turistët, por deri më sot ajo për fat të keq nuk ka qënë e përfshirë në guidat turistike, pavarësisht faktit se vëmendja e turistëve ndaj këtij qëteti, që mban emrin e Pashait të madh, ka qenë e lartë./nzh/oranews online/