Ironia, Noka avion prej letre në Komision, por ndalon tek opozita
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2014, 12:19
Tirane- Sot në Komisionin hetimor parlamentar për lëvizjet në polici ish ministri i Brendshëm Flamur Noka bëri një avion prej letre për të ironizuar situatën e krijuar me rrëzimin e avionit në Divjakë, (10 maj 2014) i cili po tentonte të trafikonte lëndë narkotike drejt Italisë.Një veprim i tillë krijoi hilaritet, sidomos në momenti kur avioni ra nga krahu i tavolinës ku ishte ulur opozita.
(Ne foto: Momentet e sotme nga komisioni hetimor për lëvizjet në Polici)