Nafta nga Irani, AIE: Shqipëria nuk theu embargon, vend tranzit
Tirane- Agjensia Ndërkombtare e Energjisë ka hedhur poshtë pretendimet se Shqipëria ka thyer embargon e naftës me Iranin, duke çuar dëm disa orë të mira të debatit politik në Tiranë.Në një reagim të zëdhënëses dhënë agjensisë së Balkainsight sqarohet se raporti i muajit prill nuk sugjeron asnjë thyerje të embargos të vendosur nga Kombet e Bashkuara për naftën e Iranit."Nuk kemi thënë asgjë të tillë dhe nëse ekziston një raport që thotë të kundërtën ai duhet të korigjohet " tha Magdalena Sanocka.Sipas zëdhënëses, raporti përmendi vëtëm që Shqipëria për një farë periudhe ishte një destinacion i përkohshëm për cisternat nafte e cila më vonë u shkarkua në një destinacion tjetër."Pronarët e cisternave të naftës zakonisht gjejnë një destinacion të përkohshëm kur anijet largohen nga porti mëmë, por nafta nuk shitet në atë destinacion dhe ky është dhe rasti i Shqipërisë", tha ajo."Anija, Suallou, është një pronë e National Iranian Tanker Co dhe mesa duket vëtëm një cisternë ka qenë transit në Shqipëri, pasi më pas destinacioni përfundimtar është Turqia", tha Sanocka.Ish kryeministri Sali Berisha të enjten e shkuar kërkoi një hetim parlamentar, duke akuzuar qeverinë e majtë të Edi Ramës se ka importuar naftë nga Teherani, duke thyer kështu embargon e OKB-së.Por kryeminstri Edi Rama iu përgjigj akuzave duke u shprehur se embargo ka ndodhur kur të djathtët ishin në pushtet.Rama tha se raporti i qeverisë i referohej periudhës 2013. Por mesa duket debate mes Ramës dhe Berishës rezultoi shterpë, pasi agjensia hodhi poshtë të dy pretendimet, sit ë qeverisë së majtë dhe të djathtë.Ndërkohë Jonatan BreWer, një anëtar i panelit të ekspertëve të OKB-së, për saksionet ndaj Iranit ka deklaruar se rezoluta e OKB-së, që shenjtërojnë Iranin nuk kufizojnë importet e naftës.