Trafiku i drogës, përfaqësuesi i BE: Të forcohet puna e Policisë së Shtetit
Ngjarja e ndodhur në Divjakë ku u bllokua një avion dhe 460 kilogramë lëndë narkotike, është gjykuar edhe nga i dërguari me punë pranë delegacionit të Bashkimit Europian Civil, Clive Rumbol.Nga Shkodra ai ka deklaruar se shtetet e Bashkimit Europian do ta japin vendimin e tyre bazuar në një progres të plotë që ka bërë Shqipëria.“Është e rëndësishme të forcohet e puna e Policisë së Shtetit dhe ajo kundër lëndëve narkotike pasi kjo është ajo çka kërkon Baskimi Europian. Ne mbështesim çdo aksion në këtë drejtim dhe presim rezultatet”I pyetur në do ndikojë në marrjen e statusit ai është përgjigjur:Vendet e Bashkimit Europian do të japin konkluzionin e tyre bazuar në një progres të plotë që ka bërë Shqipëria në pikat e parashtruara dhe natyrisht që çdo punë e bërë në këtë kuadër do të vlerësohet nga keto shtete.Kjo deklaratë e tij erdhi pas vizites qe zhvillloi në Shkodër ku ishte i pranishëm me rastin e Ditës së Europës, pas turit dhe takimive që pati në disa qytete të vendit.