Shkup, kërcënohet sërish familja shqiptare, i hidhet bombë në shtëpi
Shkup- Kërcënohet sërish familja Zeqiri nga Radishani i Shkupit.Një bombë është hedhur rreth mesnatës në shtëpinë e e tyre e cila së fundi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave shqiptare në Maqedoni.Familjarët e kësaj familje kanë theksuar për mediat se bomba është hedhur nga persona të panjohur rreth orës 23.00 të mbrëmjes së djeshme."Rasti ndodhi rreth orës 23.40 minuta, në fakt, 10 minuta pasi isha shtrirë për të pushuar. Për fat të mirë bomba përfundoi në banjo, fatmirësisht nuk është lënduar asnjë anëtar i familjes. Sipas mendimit tim dhe dëmit që ka shkaktuar, mendoj se bëhet fjalë për bombë të tipit 'Kashikara'. Nga shpërthimi janë shqetësuar jo vetëm anëtarët e familjes time, por edhe gjithë banorët e lagjes. Policia erdhi menjëherë por huliganët nuk u arrestuan, sikurse ka ndodhur edhe shumë herë më parë" tha për mediat, Faik Zeqiri.Kjo familje është në qendër të vëmendjes, pas dhunës së ushtruar nga ana e huliganëve maqedonas dhe aktivistëve partiakë në ditën e 13 prillit, në mbrëmjen sapo kishin përfunduar zgjedhjet presidenciale. Kjo familje që jeton në këtë lagje të banuar kryesisht me maqedonas ka theksuar se vazhdimisht ka qenë viktimë e presionit nga huliganë dhe qarqe të ndryshme maqedonase, me qëllim të shpërnguljes nga shtëpitë e tyre.Në natën e 13 prillit kjo familje u sulmua nga aktivistë të partisë VMRO-DPMNE, që paraprakisht kishin provokuar dhe fyer me thirrje antishqiptare. Një pjesë e familjes Zeqiri për shkaqe sigurie ka theksuar se është shpërngulur në Gjermani ku ka kërkuar statusin e azilit. Autoritetet politike deri tani kanë shmangur trajtimin e rastit të kësaj familje në rrugë institucionale./dp/sg/oranews online/