Prokurori i Gjenevës: Shqipëria Kolumbi evropiane

"Shqipëria është një Kolumbi evropiane, ndërsa bandat shqiptare kanë në dorë  heroinën në Zvicër." Kështu ka deklaruar Prokurori i Gjenevës, Yves Bertossa (Në foto) në një bisedë për agjencia e lajmeve "Presheva Jonë" .Prokurori zviceran, e ka cilësuar Shqipërinë si një vend i zhytur në korrupsion dhe ku krimi i organizuar është në nivele të larta."Bandat shqiptare kanë në dorë heroinën në Zvicër. Ky rrjet trafikantësh përbëhet kryesisht nga njerëz që vijnë nga Shqipëria dhe Kosova, mafia e cila është mjaft aktive. Shqiptarët, përveç drogës janë të implikuar dhe në industrinë e seksit dhe trafikimit të qenieve njerëzore, kontrabandë cigaresh, apo dhe vjedhje makinash"- ka pohuar më tej prokurori zviceran.Për Prokurorin e Gjenevës "Autoritet e Shqipërisë dhe Kosovës, vende të zhytura në korrupsion dhe krim të organizuar, duhet të bëjnë më shumë në luftën kundër kësaj dukurie, duke u përpjekur për kthimin e imazhit jo vetëm në vendet e tyre, por në përgjithësi edhe tek shqiptarët në Zvicër e diasporë. Kjo sepse Kosova ashtu dhe Shqipëria, si vendet tjera ballkanike kanë nevojë sot më shumë se kurrë për demokraci, funksionim të shtetit juridik dhe për integrim evropian"- ka pohuar prokuroi zviceran Bertossa.Ai ka shtuar mes të tjerash se autoritetet shqiptare, duhet të marrin masa për të pasur një imazh sa më të mirë të vendit, e cila do të reflektonte edhe në vendet e tjera të Evropës.Yves Bertossa, megjthatë ka pranuar se ka shumë miq dhe shokë si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria, me të cilët luan futboll dhe kalon fundjavat.