Tiranë, po ecte me biçiklete, makina e përplas për vdekje

Makina përplas për vdekje një person i cili po udhëtonte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme (e dielë) në afërsi të “Librit Universitar” në kryeqytet.Sipas informacioneve të uniformave blu, shtetasi Shkëlqim Xhangolli 58 vjeç, u aksidentua nga një mjet. Fillimisht ai u plagos dhe u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë, por pa mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.Policia mbërriti menjëhërë në vendin e ngjarjes duke ndaluar drejtuesin e mjetit. Ndërkohë që ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve.