Sot në Bruksel, takimi i 6-të BE-Shqipëri

Ditën e sotme do të mbahet në Burksel takimi i 6-të i Këshillit të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri. Takimi do të drejtohet nga Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.Zyra e shtypit të Ministrit Bushati bën me dije se BE do të përfaqësohet nga Zv/Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Evangelos Venizelos, si përfaqësues i Presidencës greke të BE, dhe komisioneri për zgjerim Stefan Fyle.Në përbërje të delegacionit shqiptar do të marrin pjesë edhe Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha dhe Kryetarja e Komisionit të Itegrimit Evropian të Kuvendit, Majlinda Bregu.Këshilli i Stabilizimit dhe Asocimit, i cili mblidhet një herë në vit, do të bëjë një vlerësim të përgjithshëm të zbatimit të MSA-së dhe do të diskutojë mbi çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me integrimin evropian të Shqipërisë.Në datën 13 maj 2013, Ministri i Punëve të Jashtme z.Ditmir Bushati do të marrë pjesë dhe do të drejtojë  Takimin e Këshillit të Adriatikut e Jonit (AIC).Takimi do të analizojë  ecurinë një vjeçare të presidencës shqiptare të AII, duke u ndalur në të gjithë aktivitetet e kryera  gjatë një viti, dhe gjatë tij do të bëhet transferimi i Presidencës tek Bosnje Hercegovina.