Dëshmitari për Ora News: Ja ç’më tha piloti. I dinte mire koordinatat, ndërsa e prisnin 3 makina

Divjake- Gjithçka ka funksionuar sipas planit për trafikun e drogës me avionin Italian, përvec defektit të papritur të mjetit fluturues. Dëshmitarët e parë që pritën në tokë pilotin Italian, kanë mundur të shkëmbejnë një bisedë relativisht të gjatë me Giorgo Riformaton,i cili e ka justifikaur praninë e tij në plazhin e Divjakës me erën e fortë që e detyroi të ulej.Ky është shtetasi S.L i pari që mbërriti në vendin ku ndodhej avioni. Ai nuk ka dashur të identifikohet gjatë intervistës eksluzive për Ora-News, ndërsa thotë se komunikoi më shumë se 30 minuta me pilotin Italian. Gjatë kësaj kohe ai ka parë edhe automjete të tjera që sipas hetimeve, po transportonin drogë në avionin Italian.“Ky avioni bëri 2-3 herë xhiro, u rrotullua, kalosi sipër makinës iku dhe u ul pastaj. Unë vajta për ta parë. Ky piloti ishte Italian, sa hapi derën vajta atje dhe i thashë: çfarë të ka ndodhur, të duhet ndihmë gjë?- Jo jo tha. Po i thashë unë si re? -Rashë tha se isha shumë ulët dhe më rrëzoi era. I thashë unë po nga je nisur? - Nga aeroporti i Tiranës. Po si udhëtoni vetëm ju se dhe ne të ikim në një rrugë marrim një shok, ti pse udhëton vetëm, je dhe turist? Epo kështu me pëlqën tha. Arritëm gjysëm ore muhabet me të, pastaj kur po iksha te avioni ishin dy fuoristrada dhe ca makina të tjera, si ra avioni ato ikën direkt.Gazetari Xhevahi Zhabina: Këto makina arrite t’i dallosh të çfarë lloji ishin?Dëshmitari: ishin tip fuoristrada këto të dyja makinat, i pashë dhe njëri kur po ikte po më shikonte, po s’ikte as me të shpejte sepse njëra nga makinat ishte e prishur.Gazetari Xhevahi Zhabina: Kush nga këto makina ishte më e prishur?Dëshmitari: Ajo Mitsubishi që u sekuestrua. Ai u tremb shumë kur më pa mua nuk po mi ndante sytë.Gazetari Xhevahi Zhabina: Me the që ke arritur t’i bësh edhe foto…Dëshmitari: Po po i bëra edhe foto duke bërë xhiro kur po uleshin vajta i bera dhe foto aty, po ai nuk të linte, thoshte largohuni që këtu.Gazetari Xhevahi Zhabina: Tek ato dy makinat arrite të dallosh sa njerëz ishin?Dëshmitari: Te Mitsubishi ishte vetem një persona kurse te ajo tjetra, jo nuk pashë.Gazetari Xhevahi Zhabina: Thatë që këto makina ikën me shpejtësi, erdhi policia?Dëshmitari: Jo, policia mund të ketë ardhur pas një ore.Ndërkohë një tjetër dëshmitar, punonjës në një hotel turistik pranë detit, Luka Sherifaj, ka parë makinat e tjera që u larguan pasi avioni nuk mund të ngrihej.“Dëgjova pas 5-6 minutash me pas policisë, fuoristradën që kaloj, kaluan 3 fuoristrada me shpejtësi, ikën drejt Divjakës.”Gazetari Xhevahi Zhabina: Ti more vesh çfarë i ndodhi atyre fuoristradave me vonë?Dëshmitari Luka Sherifaj: Më vonë mora vesh që ishin me drogë, po nuk e di ça lëndësh.Bregdeti i Divjakës i cili ka marrë të gjithë vëmendjen e opinionit publik, edhe gjatë të dielës ka qenë nën survejimin e forcave të policisë. Dyshimet që mund të ketë lëndë narkotike në pyll,ka bërë që policia të nisë një aksion kontrolli. Efektivet e policisë Lushnje dhe specialistët e drejtorisë Fier,kanë bërë edhe shoqërimin e një pronari hoteli,i cili ndodhet vetëm pak metra nga vendi ku ka rënë avioni. Këto janë edhe momentet e shoqërimit të tij,siguruar ekskluzivisht nga kamera e Ora News.Dëmtimi i makines Mitsubishi, sekuestruar tashmë nga policia dhe rrjedhja e vajit nga ky mjet,i ka drejtuar hetuesit drejt këtij hoteli. Megjithatë marrja në pyetje e biznesmenit,do të sjellë dhe detajet nese ai ka lidhje apo jo me këtë histori.Ndërkohë që avioni është kthyer në një kuriozitet dhe vend peligrinazhi. Banorë të zonës së Divjakës, por edhe pushues që këtë ditë të nxehtë zgjodhën këtë bregdet, kanë shfrytëzuar mundësinë për të shkrepur një foto, ku pas shpine kishin avionin.Por duke lënë pas të gjithë ato çka kanë ndodhur këto dy ditë në Divjakë, banorët e kësaj zonë kanë një hall më serioz se trafiku i drogës. Duket se lufta me mushkonjat është më e rëndësishme për ta.“Unë mendova, thashë se mos ishte ndonjë avion i këtyre që kanë thënë për këto mushkonjat që erdhi dhe ai ministri. Këtë mendova unë, por pasi dola jashtë pashë policinë. Edhe këta pushtetarët e qeverisë po qe se bëjnë ndonjë gjë për këtë punën e këtyre mushkonjave, të vinë, jo për mua po për qytetarët për këtë popull që vijnë në plazh këtu. Të paktën të jenë më të qetë”, deklaroi dëshmitari që ishte dhe punonjës në një hoteli.