Greqi, kapen 300 kg marijuanë pranë Kakavijës

Janinë- 300 kg marijuanë janë sekuestruar nga policia greke në orët e para të së dielës në aksin Kakavijë – Janinë. Operacioni është zhvilluar rreth orës 04.30, pranë fshatit Negradhes, ku është ndaluar një automjet tip “Renault Thalia”.Në brendësi te mjetit, policia greke sekuestroi 164 pako me 298.6 kg marijuanë, ndërkohë në pranga ra drejtuesi, shqiptar 26-vjeç.Sipas policisë greke, droga ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër të Kakavijës dhe kishte si destinacion Athinën. Të arrestuarit iu sekuestruan edhe dy telefona celularë që do të shërbejnë për procesin hetimordroga 1(Në foto droga e sekuestruar)drog2(Në foto droga e sekuestruar)