Paqe në Sudanin Jugor, arrihet marrëveshja mes Kiir dhe Machar

Presidenti i Sudanit të Jugut Salva Kiir dhe udhëheqësi rebel Riek Machar kanë arritur marrëveshjen e paqes pas konfliktit pesë -mujor.Marrëveshja përcakton një armëpushim të menjëhershëm si edhe hartimin e një kushtetute të re dhe zgjedhje të reja.Si pasojë e konfliktit në shtetin më të ri në botë mijëra persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa mbi 1 milion të tjerë kanë mbetur të pastrehë. Në mujain janar u arrit në marrëveshje armëpushimi, por u rrëzua brenda disa ditësh ,ky të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për rifillimin e luftimeve.Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se marrëveshja " mund të shënojë një zbulim të madh për të ardhmen e Jugut Sudan "."Udhëtimi i vështirë në një rrugë të gjatë fillon tani dhe puna duhet të vazhdojë , " shtoi zoti Kerry , i cili luajti një rol të rëndësishëm në afrimin e të dya palëve.OKB ka akuzuar si qeverinë dhe rebelët për krime kundër njerëzimit,përfshirë vrasje masive dhe perdhunime në grup . marrëveshja mes rivalëve u nënshkrua dje ne oret e vona në kryeqytetin etiopian, Adis Abeba pas takimit të tyre të parë ballë për ballë që prej fillimit të veprimeve ushtarake.Marrëveshja u nënshkrua edhe nga Kryeministri etiopian Hailemariam Desalegn, i cili priti bisedimet.Smail Chergui, një zyrtar i Bashkimit Afrikan paralajmëroi, duke pasur parasysh krizën aktuale, rivendosja e paqes do të jetë e vështirë.Sipas korrespondentit te BBC Emmanuel Igunza në Adis Abeba, marrëveshja bën thirrje për përfundimin e luftës brenda 24 orëve nga nënshkrimi dhe gjithashtu lejimin e ndihmave humnaitare. Një raport i OKB-së, i publikuar thote se krimet " e përhapura dhe sistematike " ishin kryer nga të dyja palët në shtëpi, spitale , xhami dhe kisha. Organizata beri thirjje qe pergjegjesit te dalin perpara drejtesise. Sipas okb, pesë milionë njerëz kane nevojë për ndihmë.Dhuna filloi kur presidenti Kiir akuzoi zëvendësin e tij te shkarkuar Machar për komplot dhe grusht shteti . Sudani i Jugut fitoi pavarësinë në vitin 2011 dhe mbetet një nga vendet më të varfëra të botës .