Duma ruse, ligj kundër birësimit të fëmijëve nga amerikanët
Ligjvënësit rusë po shqyrtojnë një projekt ligj që do të ndalojë birësimin e fëmijëve rusë nga amerikanët.Anëtarët e dhomës së ulët të parlamentit rus, Duma, kanë planifikuar për sot një debat mbi këtë çështje. Projektligji shihet si hakmarrje ndaj aktit amerikan Magnitsky për ndalimin e vizave dhe vendosjen e sanksioneve financiare ndaj zyrtarëve rusë të akuzuar për shkeljen e të drejtave të njeriut.Sergei Magnitsky, një 37-vjeçar rus - avokat kundër korrupsionit zyrtar, vdiq në burg në vitin 2009, pasi publikoi atë që ai e quajti një rrjet kriminal zyrtarësh rusë. Akti Magnitsky në SHBA është projektuar për të goditur zyrtarët rusë të përfshirë në keqtrajtimin, paraburgimin dhe vdekjen e Sergey Magnitskyt.Projektligji rus mbi birësimet i reherohet djalit të ri rus Dima Yakovlev, i cili vdiq pasi birësuesi i tij amerikan e la në makinë për disa orë. Gjykata amerikane e liroi atë nga akuzat për vrasje.