Clinton “pranon” raportin e Benghazi-t

Një komision i pavarur amerikan që hetoi sulmin e 11 shtatorit 2012 në Libi, i cili rezultoi në vdekjen e katër amerikanëve, ka arritur në përfundimin se siguria në misionin diplomatik në Bengazi ishte tmerrësisht e pamjaftueshme.Komisioni thotë te dështimet sistematike dhe mangësitë e menaxhimit në nivel të lartë brenda dy byrove të Departamentit të Shtetit çuan në një sjellje të sigurisë që ishte e pamjaftueshme për t'u marrë me sulmin në vendin e ngjarjes.Komisioni mbi Rishikimin e Përgjegjshmërisë tha gjithashtu se numri i anëtarëve të personelit të sigurimit diplomatik në Bengazi ditën e sulmit ishte "i pamjaftueshëm", përkundër kërkesave të vazhdueshme nga diplomatët në Libi për personel shtesë.Komisioni bëri një numër rekomandimesh, duke përfshirë zhvillimin e standardeve minimale të sigurisë për objektet e përkohshme diplomatike në zonat me rrezik të lartë.Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se është dakord me vlerësimet e komisionit. Në një letër drejtuar ligjvënësve amerikanë, Klinton tha se ajo ishte duke punuar për të përmirësuar sigurinë në objektet diplomatike.Katër amerikanë u vranë në sulmin në Bengazi, përfshi Ambasadorin Christopher Stephens, në atë që ishte vrasja e parë e një ambasadori amerikan që nga viti 1988.